Kthimi i vizave nga Holanda, Mediu: “Jo vetëm nuk hapën negociatat, por...

Kthimi i vizave nga Holanda, Mediu: “Jo vetëm nuk hapën negociatat, por na kthejnë dhe mbrapa”

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka komentuar ngjarjen e ditës së sotme, ku Parlamenti Hollandez vendosi kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Mediu e ka cilësuar këtë vendim si momentin më të keq pas vitit 2011, kur qeveria Berisha mundësoi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

POSTIMI I MEDIUT:

“Parlamenti Hollandez vendos kthimin e vizave për shqiptarët.

Ky është lajmi më i keq mbas 2011,  kur ne hoqëm vizat me BE.

Jo vetëm nuk hapen negociatat, por për më keq kthehemi mbrapa në kohën e izolimit nga Europa, kohën e vizave dhe ndarjes së familjeve shqiptare.

Ka një dhe vetëm një përgjegjës Edi Rama, i cili ka shkatërruar çdo element kushtetues të shtetit, ka ngritur krimin dhe korrupsionin në sistem, ndërtoj dhe mbështeti kartelet e drogës.

Krimi dhe kartelet e drogës shqiptare janë  tashmë rrezik për Europën dhe SHBA prandaj kërkohet kthimi i vizave.

Paratë e krimit e drogës kanë vetëm një mbështetje ekonominë dhe pushtetin e qeverisë shqiptare.

Rama cënoj çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve.

Rama ka shkaktuar spastrimin më të madh të Shqipërisë nga qindra mijëra të rinj dhe te reja, qindra mijëra intelektualë që rendin rrugëve të Europës për shpresë dhe jetë më të mirë’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY