“Aleksandri u mbajt në burg si peng i Adit”, flet vëllai i...

“Aleksandri u mbajt në burg si peng i Adit”, flet vëllai i Admir Murataj: Asnjë sqarim, ka ngelur hetimi

164
0
Shares

Vëllai i Admir Muratajt ka vendosur të flasë sërish pas disa ditësh nga vrasja e ndodhur gjatë grabitjes.

Në një konferencë për mediat, ai tregon se ka qenë që në shkur të 2017 në survejim nga policia. Ilir Murataj është shprehur se kërkon drejtësi për të vëllanë që ndodhet në burg, Aleksandër, pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë për akuzat dhe se deri më tani është mbajtur si peng i Admirit.

“Asnjë sqarim policia për akuzat e vëllait, që po bën dy vjet burg. U kam kërkuar personalisht sqarim, ka ngel hetimi aty ku askush nuk e beson, që vëllai im është peng, e mbajtën peng për Adin, Adi vdiq, tani të shohim nëse drejtësia do të bëjë ndonjë gjë. E mbajtën 2 vjet e ca peng për Adin. Ditën e grabitjes i ndërtuan akuzën, por ka prova të pamohueshme që Aleksandër Murataj ka qenë në operacion, te dentisti, ka prova për këtë. Admiri ka qenë për familjen për shoqërinë, për miqtë për njerëzit, unë në jetë kurrë nuk bëhem dot më i mirë se ai”, është shprehur ai.

Pjesë nga intervista me gazetaret:

Qarkullojnë shumë lajme, a kishit dijeni mbi aktivitetin e tij? Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri

Një informacion që kisha unë, kur morëm rrugën e emigracionit të gjithë, i thosha si ka mundësi që je kap punëtor se unë nuk e bëja dot punën e tij, iku nga mësues, mori nusen dhe iku në Greqi, e kam gjet në Greqi një shtëpi të zbuluar dhe pikte natën çatia, i thosha vëlla. Admir Murati të jeni të bindur të Zoti ka filluar punën e tij në Greqi, murator, punë që unë nuk e bëj. Ngaqë ishte shumë profesionist mori një supermarket për mirëmbajtje, pastaj ndërrime, se si erdhi çekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë, dhe nuk di detaje, por ai ka qenë zemër, shpirti, guximin.

Ai ka qenë i hetuar për grabitje banke në Greqi, kur e mësuat këtë?

Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllacko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri. Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, ka ardh në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problemi

Çfarë  identitetesh përdorte Admir Murajat, pasi kanë dalë plotë emra?

Unë mund ti kem kaluar mbi 20 identiteti, për të marrë asistencë në Evropë, sot ilir, Hasan ,Skendërbeu, pastaj Gjergj Kastrioti, kanë qenë motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur

Jo deri në këto momente ajo që më ka shqetësuar, ka qenë TV Klan me Opinon, me informacione nga Greqia që Admir Murataj ka ngel i vrare, por kur jepte moshën 25-30 vjeçare thosha që nuk është i vërtetë. Në 6 të mëngjesit shkuam në polici, kanë shoqëruar nusen e tij 4-5 orë. Nëse doni identifikim, nuk ka nevojë ADN dhe prova, se unë vëllain tim e njoh.

Dy vjet më parë e keni takuar Adin, në këto dy vjet që ka qenë në kërkim, keni pasur bisedë telefonike a mesazhe, ku rrinte ai, kush kujdesej?

Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë.

Po dy vjet ku ka qëndruar?

Këtë ta kthjellojë më mirë policia.

Kanë kaluar disa ditë, por më shumë se dy vjet hije, person që prej 2014 kishte deformim drejt parasë, ju sot si vëllai pse u kthye në grabitje, për çfarë i duheshin paratë më shumë

Kjo është ajo që më mundon më shumë. Kam biseduar edhe me policinë, fliten shuma 2 milionë, 5 mln 7 mln, edhe e kam menduar, kurrë në jetën time nuk kam përfituar 50 cent të vjetra nga ana familjare, cdo familje është në jetën dhe aktivitetin e vet, ne e kemi zakon, që barra e vëllait më bie mua dhe jam ballëlartë.

Por, por flasim për shtëpi disa milionë euro

Po, por këtu del pa ngopja sikur Admir Murataj është i pangopur, kjo nuk është, këtë duhet ta shihni ju

Keni ide për personat e tjerë?

Nuk kemi pas kohë, as ish shoku, ish grabitësi, apo ish miku, unë jam nga 2017, 14 prill e deri më sot, i kam thënë në polici, do ti them, me policinë do i qajmë hallet, por deri më sot kemi pas hall tjetër, të përcjellim vëllanë

Po për sekuestron?

Nuk e kam kthyer kokën pas, me objektin te puna ime janë marrë 9 automjetet me taksa të paguara me certifikata të rregullta, unë i kam dërguar në polici, kurse nga ana tjetër nuk e kthej kohën pas, nëse e duan për bujë, se po bëjmë një punë, le të sekuestrojnë të gjitha, edhe pantallonat jam gatu tua jap.

Do bashkepunoni?

Kurre, qajme hallet, por jo bashkepunetore, po te jem bashkepunetor, 3 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY