Kryeministria është blinduar me pllaka metalike, 1500 policë në rreshtin e parë

Kryeministria është blinduar me pllaka metalike, 1500 policë në rreshtin e parë

101
0
Shares

Të paktën 1500 efektivë të policisë do të angazhohen sot në protetsën e opozitës që mbahet pasdite në orën 18.00 para Kryeministrisë.

Grupet e shërbimit të policisë në komisariate do të vendosen përballë protestuesve ndërsa forca të gardës do të qëndrojnë në ambientet e brendshme të saj si dhe në tarracën e godinës së qeverisë.

Një numër i madh forcash speciale do të qëndrojë në oborrin e pasëm të Kryeministrisë si dhe përgjatë rrugës në drejtim të radiotelevizionit dhe rrugës tjetër që të con tek ETC.

Ndërkaq Kryeministria është e rrethuar me gardh metalik rreth e qark saj e bashkë me të edhe gjithë territori i lulishtes nga ETC deri tek Ura e Lanës në Bulevard. Synimi i policisë është që turmat e protestuesve të mos arrijnë të rrethojnë kryeministrinë. Dyert e kryeministrisë në katin përdhes janë blinduar me pllaka plumbi. Po ashtu edhe dritaret e këtij kati si edhe ato të katit të dytë janë përforcuar me pllaka metalike.

Nderkaq policia ka lyer me graso shtyllat mbi te cilat ka vendosur altoporlante.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY