Rama shmang zyrën në të gjitha protestat e opozitës, si ia bënë...

Rama shmang zyrën në të gjitha protestat e opozitës, si ia bënë Berisha dhe Nano

80
0
Shares

Protestat e opozitës, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i shohë si publik i thjeshtë nga TV. Në asnjë nga ditët kur është protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai nuk ka qenë në zyrë, raporton tv a2, në një lajm të rrallë që nuk i përshtatet Kryeministrit .

16 shkurtit, protestës nga e cila u mor vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet, shefi i Qeverisë iu kundërpërgjigj me një tjetër aktivitet masiv në Vlorë. Një muaj më vonë, po në bulevard, opozita rrethoi Kryeministrinë me marshime. Zyra e Kryeministrit ishte bosh. Rama u zhvendos në Berat me “Bashkinë që Duam”.

Protesta e tretë kombëtare e opozitës do të jetë të shtunën pasdite. Kryeministria dhe policia kanë marrë masat e sigurisë. Mbrojtja e markizës në hyrje të godinës, gardhe rrethuese alumini, kamera sigurie, këto janë vetëm disa prej masave. Por edhe të shtunën, shefi i Qeverisë nuk do të jetë në Tiranë. Mësohet se ai do të ketë nisur një vizitë zyrtare në Kuvajt, duke shmangur për të tretën herë protestën e opozitës në bulevard… këtë radhë me një biletë avioni, thuhet në raportin e a2 tv.

Ndërkohë ky nuk ka qenë rregulli i të gjithë kryeministrave. Berisha qëndronte në zyrë kur PS në opozitë demostronte para kryeministrisë, përfshirë këtu dhe protestën e përgjakshme të 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Fatos Nano ishte në zyrë më 14 shtator 1998, ditën e varrimit të Azem Hajdarit që u vra nga një bandë shtetërore e policisë së shtetit me ndihmën e shërbimit sekret shqiptar të asaj kohe, por u largua shumë shpejt prej aty dhe përfundoi në Maqedoni. Por në protestat e vitit 2003 dhe 2004 të opozitës së asaj kohe, Nano qëndroi në zyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY