“Nuk do të përsërisim vetveten”, Tabaku tregon surprizën e PD për protestën...

“Nuk do të përsërisim vetveten”, Tabaku tregon surprizën e PD për protestën e nesërme

70
0
Shares

sh-deputetja e PD Jorida Tabaku ka treguar surprizën e opozitës për protestën e paralajmëruar të ditës së nesërme.

Tabaku deklaroi në studion e lajmeve në RTV Ora se nuk do të ngrihet asnjë çadër, pasi shprehet se djegia e mandateve ishte akti më i rëndë.

Mirëpo ish-deputetja ka zbuluar se protesta e nesërme do të jetë ndryshe nga protestat e kaluara, teksa thotë se PD nuk ka ndërmend të përsërisë veten dhe se protestat janë bërë të zakonshme.

‘Nuk do të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetëveten’, shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY