Ish-deputeti demokrat: “Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme”

Ish-deputeti demokrat: “Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme”

31
0
Shares

Pas deklaratës së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila njoftoi se në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura, ka reaguar ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se rritja e forcave të sigurisë në aeroport tregon se Shqipëria është në Gjendje të Jashtëzakonshme, të pa shpallur zyrtarisht.

Postimi i plotë:

Evoluimi i masave per Rinasin tregon se Shqiperia eshte nen Gjendje te Jashtezakoneshme, te pa shpallur zyrtarisht!

Ministria e Mbrojtjes deklaron se po dislokon Policine Ushtarake dhe Bataljonin Special te Ushtrise per te marre nen kontroll Rinasin.

Kjo do te thote vecse shpallje te Gjendjes se Jashtezakoneshme de facto ne vend, pavaresisht se akoma jo de juro.

Kjo tashme eshte e qarte dhe e pa precedente, duke deshmuar kolapsin e plote te qeverisjes e duke imponuar pa asnje ekuivok inisiativa e ndryshime politike rrenjesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY