VIDEO/Policia terror që herët në mëngjes te Bregu i Lumit, arrestohen banorët,...

VIDEO/Policia terror që herët në mëngjes te Bregu i Lumit, arrestohen banorët, nisin shembjet

109
0
Shares

Që në orët e para të mëngjesit situata te Bregu i Lumit në Tiranë ka nisur me tensione.

Policia dhe fadroma kanë shkuar që herët në mëngjes për të shembur 38 shtëpitë e planifikuara, në sajë të projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kunder vendimit per shembjen e banesave qe preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen, pasi sipas tyre, nuk janë të qartë për formën e shpronësimit të banesave.Të pranishëm, ashtu si edhe dje, pritet të jenë edhe dy ish deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Mësohet se një prej banorëve është lënduar gjatë perplasjes me policinë, pasi kjo e fundit ka hapur dhe gaz lotsjelles ne disa momente.

Banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave.

Që në 6 të mëngjesit forca policie kanë shkuar dhe kanë arrestuar gjithë banorët e bregut të lumit e po bëhen gati për prishje

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 8 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY