Zyrtari i DASH 100 minuta takim me Ramën, vjen reagimi i kryeministrit

Zyrtari i DASH 100 minuta takim me Ramën, vjen reagimi i kryeministrit

121
0
Shares

Kriza politike pritet të marrë një kthesë pozitive me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer sot në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik.

Palmer mbërriti në Tiranë pasditen e sotme, ndërsa serinë e takimeve e nisi me kryeministrin Edi Rama. Një takim që zgjati rreth 100 minuta, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa nga ministrat e kabinetit.

Pas takimit, kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter, shkruan:

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”.

Pas takimit me Ramën, nesër Palmer pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY