Studentë e UBT-së dalin në protestë: Po ndërtojnë te fidanishtja jonë

Studentë e UBT-së dalin në protestë: Po ndërtojnë te fidanishtja jonë

80
0
Shares

Ditën e sotme disa studentë të Universitetit Bujqësor kanë dalë në protestë për të kundërshtuar një ndërtim afër hapësirës ku ata qëndrojnë.

Pedagogë dhe studentë kanë dalë në rrugë për fillimet e një ndërtimi në territorin e tyre, që ata quajnë “të paligjshme”.

Sipas Malltezit, ka disa shkelje ligjore në këtë veprim sepse “fillimisht ajo është tokë ende në pronësi të universitetit bujqësor, dhe UBT ka një masterplan, dhe ajo toke është e projektuar për fidanishte”.

Por shkelja më e madhe sipas tij është që “nuk ka asnjë tabelë që informon për godinën që do të ndërtohet, se kush po e ndërton, nuk është respektuar asnjë procedurë”, edhe pse sipas burimeve thuhet se do të ndërtohet një shkollë.

Më tej Malltezi thotë që dhe vetë kryetari i Bashkisë ka ardhur të mbjellë pemë në këtë truall  dhe se janë të domosdoshme dy gjëra: Ruajtja e fidanishtes dhe zhvendosja e ndërtimit të  shkollës 100 metra më tutje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY