E parkoi gabim tek teatri, Gaz Paja zbulon çmimin “modest” të makinës...

E parkoi gabim tek teatri, Gaz Paja zbulon çmimin “modest” të makinës së tij

167
0
Shares

Aktori i njohur Gazmend Paja, pak ditë më parë e kishte parkuar gabim automjetin luksoz.

Ai parkoi në zonën pranë Teatrit Kombëtar, ku “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” proteston prej disa muajve.

Kjo ka sjellë irritimin e qytetarëve të cilët i kanë vendosur makinës së tij një mbishkrim: “Këtu protestohet, nuk parkohet”!

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Gaz Paja i tha të gjitha, nga zërat për angazhimin në politikë e deri te lajmi për makinën e tij “modeste” parkuar para Teatrit Kombëtar.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha ndër të tjera Gazi.

Më tej, ai e cilësoi aspak të hijshme situatën e krijuar, ku një pjesë e aktorëve proteston kundër shembjes së godinës, ndërkohë që ai dhe të tjerë janë duke dhënë shfaqje.

E për t’u kthyer te makina e tij që tërhoqi jo pak vëmendje, Gazi zbuloi se i ka kushtuar plot 42 mijë euro, edhe më shumë se çmimi i hamendësuar nëpër media.

“Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste” tha Gazi, madje tregoi se ende nuk i ka shlyer të gjitha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY