DETAJE/8 kandidatë refuzuan mandatin, 8 të tjerëve u hapet rruga, një deputet...

DETAJE/8 kandidatë refuzuan mandatin, 8 të tjerëve u hapet rruga, një deputet i ri i shtohet Kuvendit

71
0
Shares

Ditën e sotme KQZ-ja i ka bërë thirrje kandidatëve që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të mos i plotësojnë formularët duke mos pranuar mandatin e deputetit.

Nisur nga ky fakt KQZ-ja  ka vendosur shpalljen e moszgjedhshmërisë për 8 kandidatë të PD-së, duke fillluar nga  Blendi Sulaj  i cili vjen nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë.

Gjithashtu KQZ-ja ka  bërë moszgjedhshmërinë e Flamur Hoxhës dhe Fuat Haxhiymerit nga lista shumemërore po për këtë qark pasi nuk dorëzuan formularin e vetëdeklarimit brenda Afateve. Po kështu kanë refuzuar mandatin dhe kandidatët e tjerë të kësaj partie nga qarqet Vlorë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

KQZ-ja ka shpallur moszgjedhjen e kandidatëve si  në listën më poshtë:

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore  e PD, qarku Shkodër.

Ndërkohe rruga u eshte hapur dhe 8 kandidateve te tjere qe priten te japin pergjigje.

8 kandidatët e PD-së që iu është bërë thirrje që të marrin mandatin:

Ndriçim Dushku, PD Tiranë

Erion Piciri, PD Tiranë

Genci Gjylsheni, PD Tiranë

Fesnik Qosja, PD Tiranë

Denis Fani, PD Shkodër

Jakup Beqiri, PD Fier

Kodhel Cala, PD Elbasan

Skerdilian Sulozeqi, PD Vlorë

Nga ana tjetër, kandidati i ri që e ka pranuar mandatin  eshte Korab Lita,  nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë.

Me shtimin e tij numri i deputetëve që ulen në sallë shkon në 100. Mësohet se ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY