Deklaratë e fortë e ish- ministrit: Shqipëria mund të rikthehet si në vitin 1985

Ndaje

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se kriza në politikën shqiptare sa vjen e thellohet dhe se palët gjithnjë e më shumë ndahen kur vjen puna për të dialoguar.

E në këto kushte, ai parashikoi si opsionin më të mundshëm mungesën e opozitës në zgjedhjet vendore, duke e kthyer pas Shqipërinë, në vitin 1985.

“Ka krizë të thellë që nga momenti kur opozita nuk është në institucione. Shihni lulëzimin e krimit, vrasje si këto javë ndodhnin vetëm në ‘97. Si e refuzon ai kryeministër mundësinë për të gjetur zgjidhje? Opozita duhet të ketë një platformë të qartë jo të thotë të ikë Rama e të krijohet qeveri tranzitore. Mungojnë kushtet për dialog, tek opozita e kritikoj mundësinë e përjashtimit të dialogut.

Është dialoguar me Ramiz Alinë në ‘91, me Sali Berishën në ’97. Krizat e mëdha në demokraci doemos të çojnë tek dialogu. Refuzimi i dialogut nga të dyja palët nuk është normale”,- tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm tha ndër të tjera se sheh pozitivisht mundësinë që Presidenti i vendit, Ilir Meta të negociojë krizën politike, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ndërkombëtarët tha ai.

“Meta dhe ndërkombëtarët mund të jenë të dy negociues. Më në dinjitetin e shqiptarëve do të ishte Presidenti si negociator. Por kjo vjen kur ka vullnet për dialog, ne këtu kemi një mungesë vullneti nga kryeministri së pari”,- vijoi Mustafaj.

Sa për kryeministrin, Mustafaj tha se: “Edi Rama është komplet jashtë realitetit. mënyra si arsyeton, sillet dhe vepron e tregojnë se jeton në atë tullumbacen e tij krejtësisht jashtë realitetit”.

Sipas Mustafajt, nëse do të ishte i bindur që i fitonte zgjedhjet, Rama nuk do kishte hezituar të hynte në zgjedhje të parakohshme.

“Unë do të thosha se ai nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve. Një politikan pragmatist siç ai vetëquhet do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve pa më të voglin hezitim”,- shtoi Mustafaj.

Ashtu siç situata paraqitet, për Mustafajn nuk është çudi që vendi të kthehet 35 vite pas. “Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85 si para 35 vitesh…por s’kemi shumë shpresë, sepse edhe PS duket gjithnjë më e bindur të shkojë e vetme në zgjedhje”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje