Caktohen gjyqtarët për Tahirin, reagon Zagani: Gjyqtarja që më dënoi mua do...

Caktohen gjyqtarët për Tahirin, reagon Zagani: Gjyqtarja që më dënoi mua do gjykojë ish-ministrin

128
0
Shares

Ditën e sotme janë përcaktuar gjyqtarët që do gjykojnë ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupa gjykuese përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ndërkohë, një reagim të parë për këtë trup gjykues e ka patur Ish shefi i antidrogës së Fierit Dritan Zagani.

Kujtojmë se Zagani ishte i pari që doli publikisht dhe sulmoi ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të shumta me bandat e drogës dhe veçanërisht me grupin famëkeq të Habilajve.

Sipas Zaganit një ndër gjyqtarët, zonja Flora Hajredinaj ka qenë pikërisht gjyqtarja që e ka dënuar ish shefin e antidrogës për shkak se ai doli publikisht në akuza kundër Tahirit. Zagani shkruan se kjo gjyqtare madje shkeli dhe ligjin së bashku me prokurorin e çështjes së tij, pasi në vend që ta lironte nga burgu e mbajtui në arrest shtëpie.

REAGIMI I PLOTE

VETING:

Gjyqetaria e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY