Parlamenti heshtje për viktimat, ish-deputetja: U ftuan të nderojnë 2 Prillin, vrasësit...

Parlamenti heshtje për viktimat, ish-deputetja: U ftuan të nderojnë 2 Prillin, vrasësit e dëshmorëve

63
0
Shares

Ish-deputetja e PD Izmira Ulqinaku ka reaguar pas veprimit të sotëm të mazhorancës dhe opozitës së re për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të 2 Prillit.

Kujtojmë se kërkesën e bëri Rudins Hajdari dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi e pranoi.

Lidhur me këtë, Ulqinaku thotë se ndjehet e tradhëtuar, pasi vrasësit sipas saj të këtyre dëshmorëve dhanë shfaqje, duke mos i lënë shpirtrat e tyre të prehen në paqe.

Reagimi i plotë

U ndjeva e tradhëtuar sot, kur degjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament!

Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.

Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe!

Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY