Kuvendi zhvendos datën e seancës plenare, opozita merr vendimin për protestën

Kuvendi zhvendos datën e seancës plenare, opozita merr vendimin për protestën

71
0
Shares

Kuvendi do të mblidhet të mërkurën. Mësohet se është zhvendosur seanca e së enjtes një ditë më parë.

Nga ana tjetër, burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se opozita do të protestojë sërish para Kuvendit. Degët e Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën për ditën e mërkurë.

Ndërkaq nga lista shumëemërore e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 2017 vijon aplikimi për deputetë. Kështu Halil Jakimi, kandidat i PD-së në qarkun Dibër ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit ditën e sotme.

Kujtojmë këtu se deri tani janë gjithsej 98 deputetë në Kuvend.  Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY