VIDEO/ Doli nga fusha me ambulancë, ylli i Superligës humb sezonin

VIDEO/ Doli nga fusha me ambulancë, ylli i Superligës humb sezonin

46
0
Shares

Kastrioti humbi dje përballë Tetutës me rezultatin 1-0. Pas një rreziku të madh për të rënë nga kategoria Kastrioti merr edhe një tjetër lajm të keq.

Mbrojtësi Dajan Shehi i transportuar dje me ambulancë ka humbur sezonin.

Mbrojtësi i krutanëve pësoi një dëmtim të rëndë në minutat e fundit, ku pasi largoi topin, ra shumë keq duke dëmtuar krahun. U desh ndërhyrja e ambulancës për ta shoqëruar në drejtim, të spitalit, aty ku edhe ka mësuar shkallën e dëmtimit. Shehi ka thyer të dy kockat e krahut dhe i është dashur që të fusë menjëherë krahun në allçi, në mënyrë që të mbajë të pa lëvizur kockat.

Ditët në vijim, Shehi do të kryejë të tjera ekzaminime për të kuptuar nëse ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale apo është e mjaftueshme mbajtja me allçi. Sakaq, e sigurt është që Shehi nuk mund të ndihmojë më Kastriotin për pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë se i duhet një kohë relativisht e gjatë për riaftësimin e plotë.

 

Dëmtimi i Shehit on Vidnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY