Shqipëria e largoi si dështak, tre skuadra të njohura në gjurmët e...

Shqipëria e largoi si dështak, tre skuadra të njohura në gjurmët e Panuccit

57
0
Shares

Christian Panucci mund të rikthehet në krye të një ekipi futbolli. Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga stoli i kombëtares shqiptare, ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit mund të ulet sërish në pankinë.

Sipas mediave italiane, interes për Panuccin kanë shfaqur në Seria B italiane dhe më konkretisht skuadra e Salernitana. Rezultatet negative të skuadrës “Granata” mund të shtyjnë drejtuesit të shkarkojnë Angelo Greguccin dhe të nisin bisedimet me Panuccin.

Megjithatë, për të arritur te 45 vjeçari, skuadra nga Salerno duhet të mposht edhe interesin e Perugia. Ndërkohë, për Panuccin ka shfaqur interes edhe skuadra e Seria A, Chievo. Duhet pritur përgjigjja përfundimtare e Panuccit, që duket se pas eksperiencës te kombëtarja kuqezi ka fituar pikë në botën e trajnimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY