Agron Duka: “Nuk shkojmë në asnjë zgjedhje, pa largimin e Ramës”

Agron Duka: “Nuk shkojmë në asnjë zgjedhje, pa largimin e Ramës”

202
0
Shares

Për kryetarin e Partisë Ambientaliste, Agron Duka, vendi tashmë ka vetëm një zgjidhje për krizën politike që është largimi i Edi Ramës.

Duka mohoi kategorikisht hyrjen në zgjedhjet lokale që janë paralajmëruar të mbahen më 30 qershor, edhe pse  disa muaj më parë tha se mund të merrte pjesë në zgjedhje edhe si forcë e vetme opozitare.

“Në këto kushte zgjidhja e kësaj krize kërkohet tek mazhoranca dhe tek një individ, Edi Rama. Kërkesa e vazhdueshme është se nuk mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare apo lokale me Edi Ramën kryeministër.”

Duka ndërkohë ka sqaruar edhe deklaratat ku u vetofrua si kandidat për Bashkinë e Durrësit kundër Partisë Socialiste

“Nuk është ndonjë dëshirë të cilën unë e aspiroj personalisht por nëse më kërkohet mund të bëj sakrificë, por kjo është temë jashtë realitetit. Tema kryesore është: Do ketë zgjedhje normale, do hyhet në zgjedhjet e qershorit me Edi Ramën? Unë them jo.”

Largimin e Ramës nga qeveria Duka e argumentuar edhe me raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, që e cilëson vendin tonë si burim kanabisi dhe rrugë kryesore për tranzitin e heroinës dhe kokainës në Evropë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY