LAJM I FUNDIT/Po çonte lekët në bankë, grabitet punonjësi i Exchange në...

LAJM I FUNDIT/Po çonte lekët në bankë, grabitet punonjësi i Exchange në Tiranë

70
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si rruga e ‘Barrikadave’. Raportohet se dy persona kanë tentuar të grabisin një punonjës të exchange, i cili po dërgonte drejt bankës një çantë me para.

Mësohet ndër të tjera se dy grabitësit e goditën me levë shtetasin në fjalë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që 1 prej grabitësve të arrestohet në flagrancë.

Tjetri u shpall në kerkim.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY