FOTO/Nuk ndodhet në Iran, zbulohet shpella më e gjatë në botë

FOTO/Nuk ndodhet në Iran, zbulohet shpella më e gjatë në botë

74
0
Shares

Shumë dinë që shpella më e gjatë ndodhet në Iran, por së fundmi zbulimet kanë vërtetuar tjetër gjë.

Kërkuesit izraelitë thonë se një shpellë kripe me stalaktite afër Detit të Zi është më e gjata në botë, duke thyer rekordin e deritanishëm që mbahet nga një homologe e saj në Iran. Bëhet fjalë për një labirint kalimesh të nëndheshme në pjesën jugore të Detit të Zi, që shtrihet në më shumë se 10 km gjatësi. Kjo bën që të lihet prapa shpella “Namakdan”, në Iran, që më herët mendohej se ishte edhe më e gjata.

Vëzhgimi është kryer nga Universiteti hebre i Jeruzalemit dhe një grup vullnetarësh izraelitë, bullgarë dhe ndërkombëtarë.

“Është një sistem gjigant kalimesh, platesh, njëri mbi tjetrin. Është padyshim shpella më mbresëlënëse dhe komplekse në kuptimin e tri përmasave të saj”, tha Yoav Negev, eksplorues shpellash.

Tani, kërkuesit planifikojnë të botojnë një hartë të plotë të shpellës në një revistë shkencore, e do ta bëjnë këtë në muajt e ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY