VIDEO/Policia nuk lejon banorët e Astirit t’i bashkohen protestës: Presim delegacion

VIDEO/Policia nuk lejon banorët e Astirit t’i bashkohen protestës: Presim delegacion

37
0
Shares

Protestuesit po afrohen afër godinës së Parlamentit, ndërsa sërish policia është kapur me banorët e Astirit.

Banorët nuk janë lejuar t’i afrohen kordonit të Policisë në hyrje të pedonales “Murat Toptani”. Sipas uniformave blu po presin të vijë një delegacion holandez dhe nuk duhet që protestuesit të afrohen.

Aty shihet të jetë dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili gjithmonë ka qenë në mbështetje të protestuesve.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY