Opozita vendos protestën e ardhshme, ja dita dhe ora

Opozita vendos protestën e ardhshme, ja dita dhe ora

74
0
Shares

Opozita ka vendosur që të thërrasë protestë të enjten para parlamentit. Mësohet se protesta do të nisë në orën 9:30, ndërsa në 10 është parashikuar të nisë edhe seanca parlamentare.

Deri tani, nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 21 mars para parlamentit. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i hapur rrugën e integrimit europian. Në disa protesta të zhvilluara ka pasur edhe dhunë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, e gjithashtu ka pasur protestues të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY