Policia mobilozohet 3 orë para protestës, opozita me plan ndryshe nga herët...

Policia mobilozohet 3 orë para protestës, opozita me plan ndryshe nga herët e tjera

66
0
Shares

Sot është njoftuar protesta e radhës nga opozita paralel me punimet në seancën plenare.

Ashtu si ndodh gjithmonë, policia ka filluar mobilizimin e saj orë më përpara, ndonëse protesta është njoftuar rreth orës 10.00

Ndërsa opozita këtë herë vjen me një ndryshim nga protestat e kaluara. Në protestën e sotme  qytetarët nuk do te jenë të fokusuar në hyrje të parlamentit,  por do të shpërndahen në 6 pika.

Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY