FOTO/ Protesta para Parlamentit, vazhdon keqpërdorimi i Xhamisë së Madhe

FOTO/ Protesta para Parlamentit, vazhdon keqpërdorimi i Xhamisë së Madhe

57
0
Shares

Protesta e sotme para Parlamentit ka mobilizuar shumë forca policie,  ndërsa një pjesë e tyre sërish kanë përdorur ambjentet e xhamisë së Madhe të Namazgjasë

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar përdorimin e xhamisë, ndërsa ka publikuar disa fotot të specialistëve të policisë të cilët kanë hipur mbi godinën e re të Xhamës së Madhe shumë pranë Parlamentit.

Postimi i Tritan Shehut:

“Perseri mbi ate institucion shume te nderuar kulti u pane “Hije te Erreta”, te cilat si “skutha” dhe ne shkelje te rende te pa prekshmerise te te tilla institucioneve, te fshehur mbas Minarese, operonin prej aty me instrumente speciale drejt protestuesve.

Konkretisht prej aty ata ngriten, drejtuan mbi protesten per kohe te gjate e me tej ulen mbi Xhami e afer kupoles nje dron, qe sigurisht nuk i perkiste atij institucioni te nderuar.

Fatkeqesisht ky fenomen i shemtuar po perseritet per te disaten here, duke tentuar te realizohet gjithmone dhe me ne “fshehtesi” nga autoret, por qe realisht po tregojne edhe mungese te thelle profesionalizmi, duke u bere qesharake!!!

Pavaresisht nga kjo, institucionet perkatese duhet seriozisht te shqetesohen e regojne me force e publikisht ndaj ketyre akteve, qe tregojne edhe mungese te thelle respekti ndaj objekteve te kultit, pavaresise e pa aneshmerise se tyre.

Duke qene keshtu i detyruar t’i rikthehem kesaj ceshtje, me poshte keni fotot e sotme per te gjykuar vete ju”.

Kjo nuk është hera e parë që xhamia e Madhe keqpërdoret nga Policia e Shtetit. Edhe në protestat e mëparshme janë parë efektivë, disa herë edhe të armatosur, teksa ndiqnin protestën nga minaret e xhamisë.

Lidhur me këtë reagoi edhe Forumi Mysliman…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY