Basha mbledh kryetarët e degëve, porosia për protestat dhe zgjedhjet e...

Basha mbledh kryetarët e degëve, porosia për protestat dhe zgjedhjet e parakohshme

202
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e degëve.

Takimi u zhvillua në lidhje me vijimsinë e protestave që do të mbahen në çdo qytet, sidomos në ato qytete ku dhe kryeministri ka takimet e tij.

““Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”,-u shpreh Basha para gazetareve ne deklarate per mediat.

Burime nga PD, bëjnë me dije se  Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të përgatiten edhe për zgjedhje të përgjjithshme të parakohshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY