“Shkodranët si njerëz të lirë drejt Tiranës”/ Spahia: Rama i ka orët...

“Shkodranët si njerëz të lirë drejt Tiranës”/ Spahia: Rama i ka orët e numëruara

33
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili është edhe organizatori i protestuesve që vijnë në Tiranë Nga Shkodra, në një prononcim për mediat, është shprehur se, opozita nuk ka ndonjë skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve.

“Shkodranët nisen drejt Tiranës si njerëz të lirë për të shkulur nga themelet një sistem të kalbur i cili drejtohet nga banda kriminale që sot drejton vendin. Sot me mijëra bashkëqytetarë tanë kanë zgjedhur protestën si mënyrën e vetme për t’u përballur me këtë bandë kriminale. Edi Rama dhe banda e tij i kanë orët e numëruara. ‘Edi Rama ik’ është kryefjala e qytetarëve. Ne e kemi thënë vazhdimisht skenarin e vendosin  vetë qytetarët shqiptarë. Frika i ka hyrë në palcë Edi Ramës dhe bandës së tij”, deklaroi Spahia.Protesta e opozitës, që pritet të jetë më e madhja e viteve të fundit, nis në ora 11:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY