Basha i përgjigjet ambasadës amerikane: Protesta nesër do hyjë në histori

Basha i përgjigjet ambasadës amerikane: Protesta nesër do hyjë në histori

77
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ambasadave të ishin palë me vlerat e demokracisë dhe jo palë me parti.

Deklarata e Bashës:

 “Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e Ambasadave. Por meqë më pyetët kam një sugjerim. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri apo parti por  i kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës dhe shitblerjes së votës, probleme që u shprehën qartë dhe në raportin e DASH. Protesta e së nesërmes do të jetë tjetër rast për të ngritur zërin. Shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja mënyrë për tu ndarë nga e keqja është protesta. Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert e mbyllura të Europës.

Deklarata u bë sot pas takimit që kryetari i PD-së pati me Ministrin e jashtëm çek, Tomas Petricek

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY