Salianji nxjerr ‘blof’ Lleshajn: “Je si Ponc Pilati, drejtori i Policisë së...

Salianji nxjerr ‘blof’ Lleshajn: “Je si Ponc Pilati, drejtori i Policisë së Tiranës u shkarkua para 3 ditësh”

266
0
Shares

Situata e renduar pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, si dhe bërja publike e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, kanë sjellë edhe reagimin e ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji sulmon ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e krahason me Ponc Pilatin dhe shkruan se, numri një i policisë së kryeqytetit është shkarkuar para tre ditësh dhe jo sot.

 POSTIMI I PLOTE I SALIANJIT:

Lleshaj si Ponc Pilati!

Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!

Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.

Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra.

Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës!

Në 16 Mars të gjithë në këmbë për Shqipërinë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY