“Show i radhës i Ramës, reparti hemodinamikës në spitalin e Fierit rrezikon...

“Show i radhës i Ramës, reparti hemodinamikës në spitalin e Fierit rrezikon jetën e qytetarëve”

45
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar së fundmi investimin “fasadë” të qeverisë Rama në shëndetësi për hapjen e repartit të hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas Vokshit ky është një show i radhës pasi ky repart është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë dhe mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Ish-deputetja i bën thirrje edhe mjekëve specialistë të spitalit të Fierit që të mos bëhen pjesë e kësaj propagande të shëmtuar dhe të rrezikshme.

POSTIMI I ALBANA VOKSHIT:

Të bësh një investim modern në shëndetësi, që i shërben qytetarëve, është gjithnjë një gjë e mirë. Por kjo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një show i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë. Një pavijon me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dikumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore.

Përveç mungesës kriminale të ketyre lejeve dhe licensave, në bazë të te cilave duhet të vihen në punë pajisjet, reparti nuk ka mjekë të specializuar dhe as staf ndihmës për këtë shërbim.

U bëj thirrje mjekëve profesionistë të Spitalit të Fierit të mos bëhen pjesë e propagandës së qeverisë, por të ngrenë zërin për të denoncuar një skandal të përmasave të tilla.

Shkelja e protokolleve të sigurisë, që mund të vërë në rrezik jetën dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve, për të ushqyer propagandën e neveritshme të Edi Ramës, është krim që duhet ndëshkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY