Dilema e Erion Veliaj: Të enjten shi me gjyma, në 14 apo...

Dilema e Erion Veliaj: Të enjten shi me gjyma, në 14 apo 17 Mars të festojmë??

95
0
Shares

E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës sa i përket motit do jetë një ditë dimri. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi, çka mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast.

Rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars.

Duke “zgjidhur” të gjitha problemet e qytetit e vetmja gjë që shqetëson Veliajn janë festimet e Ditës së Verës.

POSTIMI I VELIAJT:

“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!

Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!

Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?

E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY