Berisha: Ndal ndërtimit të përbindëshit që do të denatyrojë Korçën!

Berisha: Ndal ndërtimit të përbindëshit që do të denatyrojë Korçën!

71
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar fort ndërtimin e HEC-it në Korcë, të cilin ai e quan një projekt mafioz dhe shkatërrimtar për mjedisin.

Berisha ka shprehur gjithashtu solidaritetin e tij të plotë me intelektualët dhe qytetarët e Korçës qe kundërshtojnë “përbindeshin” që do të denatyrojë Korçën.

STATUSI I BERISHËS:

Ndal ndertimit te perbindeshit te Korçes!

Kundershtim i forte per ndertimin e perbindeshit qe denatyron Korçen.

Miq, fillimi i punimeve te ndertimi i nje termocentrali prej 500 megavatesh ne Korçe, projekt fund e krye mafioz shkaterrimtar per mjedisin, shendetin e qytetareve, turizmin dhe prodhimin bujqesor te Korçes ka tronditur thelle qytetaret e saj.

Keshtu, perveç intelektualve te cilet kane firmosur nje peticion kunder ndertimit te ketij perbindeshi nga Rama- Peleshi- File, ne nje sondazh on line kunder ndertimin te perbindeshit rezulton se jane 92% e korçareve.

Po shtoj ketu se procesi i ndertimit eshte tipik mafioz. Perveçse ne shkelje te ligjeve te vendit dhe konventave nderkombetare gjithçka eshte bere fshehtas dhe pa u konsultuar gjeresisht popullata por mbahet per qellime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori, çka deshmon se kjo eshte nje afere e madhe e piste e narko qeverise Rama.

Shpreh solidaritetin tim te plote me intelektualet dhe qytetaret e Korçes, qendrimit te tyre kunder perbindeshit e do denatyroje Korçen, shendetin e banoreve te saj, bukurite e saj mahnitese, prodhimet e saj te mrekullueshme, turizmin dhe mjedisin e saj te paster. Sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY