U emërua në krye të Policisë në Vlorë, kush është oficeri i...

U emërua në krye të Policisë në Vlorë, kush është oficeri i arrestuar për “IMSI CATCHER”

123
0
Shares

Ditën e sotme u bë me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policië në Vlorë Gentian Shehaj, për tu zëvendësuar me Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.

Arsyeja e shkarkimit është rritja në detyrë, pasi ai pritet që të marrë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë, duke qenë se mban dhe gradën drejtues i parë.

Ndërkohë, për Artion Dukën që pritet të marrë detyrën e re, nuk mund të themi se nuk ka qënë emër I padëgjuar.

Ai ka qenë dhe Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) i përmendur shumë gjatë çështjes së përgjimeve dhe pajisjes misterioze Imsi Catcher që solli debate të shumta dhe në arenën politike.

Në qershor 2016 Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u kthyen në liri shumë shpejt si edhe në detyrat që kishin.

Vetëm një vit më parë, në prill 2018 Artion Duka u emërua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Për emërimin e tij në krye të Policisë së Beratit pati reaguar edhe PD. Ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se Duka përdori pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY