“Qani e qeshni”, Vasili liston gafat: Qeveria e Rilindjes arrin Everestin e...

“Qani e qeshni”, Vasili liston gafat: Qeveria e Rilindjes arrin Everestin e injorancës

48
0
Shares

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili duke listuar gafat e zyrtarëve socialistë, shkruan se nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qeshim.

Vendi parë kryesohet nga ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin, Elisa Spiropali, i dyti renditet ministri i Jashtem, Gent Cakaj ndërsa e treta renditet ish/zv kryeministrja, Senida Mesi.

Ja për çfarë e ka fjalën Vasili:

Qeveria e rilindjes arrin Everestin e injorances te shekullit.

Nga 1001 netet,tek percudnimi i Naimit e deri tek Don Kishoti “shqiptar”,qeveria e rilindjes duhet te kishte ikur nga syte kembet per injorancen e frikshme te saj.

Por e drejtuar nga nje shkollepak si Edi Rama, qe eshte edhe shume me i paditur dhe thellesisht injorant se sa damlla vartesit e vet, qeveria gjallon shemtueshem ne zgjyren e injorances.

Ne 5 maj te 2018 zv.kryeministrja Senida Mesi keput nje gafe te padegjuar duke quajtur 1001 yje librin e shumenjohur Yje te pashuar.
1001 netet dhe yjet e pashuar jane larg nga njeri tjetri sa hena me token.Ja c’tha Mesi:

“Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin “1001 yje” që flet për dëshmorët”- tha Mesi.

Ministri i jashtem bedel Gent Cakaj bluante injorancen e vet ne vargjet e Naim Frasherit ne Sumittin e Diaspores dhe thoshte me buzeqeshje idiote brockulla te nje injorance te padegjuar dhe ja ç’thoshte:

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur…

Sigurisht zenitin e injorances se ministres per mardheniet me parlamentin Elisa Spiropali nuk e arrin kush.Mund te quhet pa asnje medyshje Everesti i injorances, sepse Don Kishoti dhe Servantesi i pavdekshem u bene shqiptare.
Lexojeni vete dhe shijojeni kete gafe monumentale.Ja c’thote me shume autoritet Spiropali:

“Është një qasje prej Don Kishoti, por në fakt as ky nuk është një termi i duhur. Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare.”

Qani dhe qeshni miq s’u mbetet te beni tjeter….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY