FOTO/ Gjendet vajza e zhdukur në Durrës

FOTO/ Gjendet vajza e zhdukur në Durrës

567
0
Shares

Zhduket një vajzë 12-vjeçare në Durrës.

Mësohet se e mitura është zhdukur që nga dita e djeshme (e premte), ndërkohë që prindërit kanë bërë denoncimin në polici.

Nje zonje mesohet se e ka gjetur vajzen e vogel prane pallatit te sporti ne Durres dhe ka biseduar me familjaret e saj.

Sipas ReportTv vajza eshte derguar ne shtepine e saj.

Njoftimi i policisë se Durres per zhdukjen:

Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY