DETAJE/I vuri thikën në fyt gruas, Anglia dëbon shqiptarin

DETAJE/I vuri thikën në fyt gruas, Anglia dëbon shqiptarin

139
0
Shares

Daily Mail shkruan se shqiptari që tmerroi Anglinë teksa i vinte thikën në fyt gruas së tij është dëbuar. “Home Office njoftoi se Ardian Rragami u deportua të enjten, 6 marsit” shkruan Daily Mail.

Shqiptari Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteve vendase. Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, por ishte duke përdor dashurinë për familjen si një argument kundër ekstradimit të tij në Shqipëri.

Rragami pranoi se kishte prerë me thikë në fyt bashkëshorten e tij dhe kishte sulmuar fëmijët e tij, e megjithatë ishte lënë i lirë nga autoritetet britanike pasi dënimi i tij prej 8 muajsh ishte pezulluar.

HISTORIA 

Rragami është filmuar duke i vendosur thikën në fyt, gruas së tij në shtëpinë e tyre në Wickford. Ishte mbesa e tij që filmoi 47-vjeçarin duke kërcënuar Michaels.

Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes duke e goditur atë dhe duke i prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe duke sulmuar një fëmijë. Sipas asaj që shkruajnë mediat si Daily Mail, thuhet se Ardian Rragami  më parë ai ka qenë në gjyq me shtetin britanik pasi kishte kërkuar anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.

Tashmë bashkëshortja e tij Michaels, e cila punon parukiere, po i lutet qeverisë britanike për deportimin e shqiptarit.

Ardiani ka përdorur të drejtën e tij për një jetë familjare që të qëndrojë këtu. Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë”, tha ajo për The Sun.

Kush është Ardiani?

Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998. Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.

47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik. Tani ai po ‘lufton’ për t’iu shmangur një ekstradimi të dytë në Shqipëri duke cituar të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut kur përballen me dëbimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY