Pjesë e organizatave kriminale në Itali, kapet 65-vjeçari nga Fieri

Pjesë e organizatave kriminale në Itali, kapet 65-vjeçari nga Fieri

54
0
Shares

Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një  65-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar .

Sipas policisë, i arrestuari  rezulton i dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY