“Vini re…” gazetarja paralajmëron: Një i dënuar i përjetshëm mund të dalë...

“Vini re…” gazetarja paralajmëron: Një i dënuar i përjetshëm mund të dalë javët në vazhdim…

92
0
Shares

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ngre shqetësimin për sistemin e drejtësisë, ndërsa thotë se me gjendjen e krijuar mund të dalin nga burgimi i përjetshëm shumë të dënuar.

Gazetarja ngre alarmin për kolapsin e krijuar në drejtësi, ndërsa liston arsyet pse mund të lirohen shumë të dënuar me kalimin e kohës.

Ja postimi i saj i plotë:

Vini re …! !!

A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri  një tjetër të dënuar të përjetshëm???!

Në pritje të rezultateve të vettingut kur të gjithë po numerojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujen

Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i perjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.

Kaq.

Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake news.

Por nëse do jetë kështu, mundesitë përse ai do lirohet janë:

  1. Lekët…..!!
  2. Askush nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Larte i Drejtësisë nuk egziston
  3. Prokuroria e Përgjithëshme po fle gjumë. Prokurorët e thjeshtë janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura nga njëra anë kriminelët dhe nga ana tjetër presioni i vettingut.  Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar

D.Këshilli i Lartë  Gjyqesor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që pas ngritjes se Klgj ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritje derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë , që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.

E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli. Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli sytë fort dhe u lut :

” Bëje Zot ënderr ..!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY