Florjan Binaj tregon ‘pagesën’ që mori për të ftuar aktorin e njohur...

Florjan Binaj tregon ‘pagesën’ që mori për të ftuar aktorin e njohur Liam

132
0
Shares

Këto ditë kemi parë një video tejet virale ‘Taken by Albania’ ku personazhe publik dhe jo vetëm promovojnë vendin tonë, duke ftuar aktorin e ‘Taken’ Liam, të vizitoj Shqipërinë.

Aktori Florjan Binaj dhe nismëtarja Blerina Ago treguan në emisionin ‘Trokit’ në IN Tv prapaskenat e realizimit të videos.

Blerina vuri theksin gjatë bisedës tek promovimi i përbashkët që duhet ti bëjmë vendit tonë, aq më tepër kur destinacionet janë fantastike.

Teksa fliste për përfshirjen e tij në fushatë, Florjan Binaj u pyet nga Ermali rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro.

‘Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qene falas’ – tha Flori, ndërsa Blerina shtoi duke qeshur se ai meriton më shume se aq.

Gjithashtu aktori shtoi se u surpizua në veri të vendit teksa banorët e mikpritën direkt me kulaç e raki.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY