FOTO/ Xhamia pranë Kuvendit, Rilindja e përdor për të përgjuar qytetarët që...

FOTO/ Xhamia pranë Kuvendit, Rilindja e përdor për të përgjuar qytetarët që protestojnë

65
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook disa foto ku shihen një grup njerëzish të hipur mbi xhaminë pranë Kuvendit duke përgjuar masën e njerëzve që protestonin.

Shehu shprehet se institucionet fetare nuk janë mjedise për tu shërbyer qeverisë, duke permendur kështu edhe “futjen e duarve” të Rilindjes në proceset e votimit të Komunitetit Musliman.

Kjo është nje mungesë respekti e madhe ndaj këtyre institucioneve të shenjta.

Postimi i plote i Tritan Shehut:

Institucionet fetare nuk jane mjedise ku shteti mund te vendose “specialiste” e mjete te sofistikuara per te pergjuar masen e njerrezve, qe proteston afer tyre pikerisht kunder mos respektimit te te drejtave etj, nga qeverisja.
Pamjet qe duken nga Xhamia prane Kuvendit gjate protestes se sotme, flasin vete.
Ndersa disa dite me pare po kjo Rilindje u akuzua per tentative “futje duarsh” ne proceset e votimit pikerisht te Komunitetit Musliman.
Dikush duhet te ngreje zerin e te protestoje per kete mungese respekti ndaj ketyre strukturave, shperdorim te pushtetit, qe ne realitet keshtu mund t’i komprometoje edhe ato institucione te nderuara, te besueshme e larg politikes.
Ne menyre absolute kjo ndodhi e shemtuar dhe e perseritur duhet te behet objekt i nje procesi hetimor serioz e te thelluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY