Arbana Osmani, sherr me drejtorin Ben Blushi, braktis emisionin “Dua të të...

Arbana Osmani, sherr me drejtorin Ben Blushi, braktis emisionin “Dua të të bëj të lumtur”

963
0
Shares

Nga kanali më i madh televiziv Top Channel vjen një tjetër lajm. Arbana Osmani, moderatorja e njohur e TCH, me një karrierë mbi 2 dekada në këtë televizion, ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, thonë burimet për newsbomb.al.

Shkak sipas burimeve të informacionit nga TCH, ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes drejtorit dhe moderatores, por lajmi i largimit të saj, ka marrë dhenë menjëherë brenda gjigandit mediatik.

Arbana Osmani, moderatore e shumë spektakleve në TCH, u bë e njohur me Big Brother Albania, një produksion që e ka moderuar në gjithë vitet e qëndrimit aty. Kohët e fundit, ishte fokusuar te projekti ‘Dua të të bëj të lumtur’, raporton newsbomb.al.

Pasi për të janë shkruar shumë lajme kohët e fundit edhe mbi jetën e saj private, duket se Arbana Osmani, i ka dhënë fund një bashkëpunimi shumë vjeçar, që kishte nisur që herët, me themelimin e këtij televizioni./newsbomb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY