Situata politike në vend, Meta: Jemi në një krizë politike, ftoj palët...

Situata politike në vend, Meta: Jemi në një krizë politike, ftoj palët të…

65
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme situatën politike të krijuar në vend.

Në një konferencë për shtyp, të organizuar për pritjen e Presidentit Slloven, i pyetur nga gazetarët nëse ka në plan presidenti të organizojë një tavolinë për të ulur maxhorancën dhe opozitën për të gjetur një zgjidhje, Meta nuk dha një përgjigje konkrete, ndërsa tha se vendi është në krizë politike, Kushtetuese dhe institucionale që sipas Presidentit duhej të ishte shmangur.

Ai ftoi më tej palët që të bëjnë hapa pas për të rivebndosur normalitetin politik në vend.

“Nuk do të doja të përqëndroheshim në çështje të brendshme. Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese e institucionela e cila mund dhe duhej të ishte shmangur. Kam apeluar për dialog midis palëve, jo vetëm për të mos lejuar këtë situatë por të ti paraprirë vendimit të rëndësishëm për mundësinë e çeljeve të negociatave dhe një ditë pas vendimit të qershorit duhet të fillojmë punën. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të vendosur normalitetin politik në vend. Unë besoj se kur vihen në plan të parë interesat kombëtare duhet të na shty drejt zgjidhjes së mençur dhe politike të kësaj situate”, u shpreh presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY