Denoncimi/ Kryetari i bashkisë së Vlorës merret peng në zyrën e tij,...

Denoncimi/ Kryetari i bashkisë së Vlorës merret peng në zyrën e tij, policia fsheh ngjarjen

297
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërise, Sali Berisha ka publikuar ne rrjetin e tij social Facebook mesazhin e një qytetari, i cili tregon se, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është marrë peng në zyrën e tij.

Sipas qytetarit Leli është rrëmbyer nga Arben Licaj, ose siç njihet ndryshe si Beni i Nazmies, person me të shkuar kriminale pasi është dënuar për vrasje.

Qytetari shprehet gjithashtu se policia ka dy javë që po e fsheh këtë ngjarje kriminale pavarësisht se juristët e bashkisë e kanë bërë denoncimin.

POSTIMI I BERISHES:

 

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise.

Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes.

Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj.

Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY