DETAJE/E rëndë në Korçë, djali godet dhe mbyt nënën e tij

DETAJE/E rëndë në Korçë, djali godet dhe mbyt nënën e tij

53
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ngjarja është raportuar në lagjen numër 4 të qytetit.

Sipas informacioneve nga policia, 80-vjeçarja jetonte me djalin e saj dhe ka qenë ky i fundit që e ka gjetur pa shenja jete.

Por burime nga policia thonë se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune.

Dyshimet paraprake janë për djalin e saj 50 vjeç, i cili thuhet se e ka  goditur më pas e ka mbytur.

Po të njëjtat burime thonë se 50-vjeçari ishte konsumues i pijeve alkoolike.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY