Tentuan të vjedhin 820 m kabull elektrik në autostradën Tiranë- Durrës, pranga...

Tentuan të vjedhin 820 m kabull elektrik në autostradën Tiranë- Durrës, pranga grabitësve

49
0
Shares

Një grup personash ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin kabujt e linjës së ndriçimit në një pjesë të autostradës Tiranë- Durrës.

Njoftimin e ka bërë Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili është shprehur se pas bashkëpunimit me policinë e shtetit, personat përgjegjës janë gjetur dhe arrestuar.

“Në autostradën Tirane – Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m.

Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.

Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabllin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cenoje, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit!”, thekson ARRSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY