VIDEO/ ​Pas El Clasicos, tifozët e Real Madridit i sulmojnë dy tifozë...

VIDEO/ ​Pas El Clasicos, tifozët e Real Madridit i sulmojnë dy tifozë të Barcelonës

53
0
Shares

Pas përfundimit të El Clasicos, tifozët e Real Madridit ishin tejet të zhgënjyer me klubin e tyre dhe këtë e shprehën edhe duke u zënë me dy tifozë të Barcelonës, përderisa po dilnin nga stadiumi Santiago Bernabeu.

Një video e publikuar nga gazetari i Goal.com, Ives Galarcep, tregon se si dy tifozë të Barcelonës ishin zënë në mesin e disa tifozëve të Real Madridit, të cilët filluan t’i shtyjnë dhe t’i ofendojnë me fjalë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, disa tifozë të tjerë të klubit madrilen e lanë anash rivalitetin dhe i dolën në ndihmë tifozëve të Barcelonës, duke i larguar nga ta tifozët e “Los Blancos”.

Mbrëmë, Barcelona e fitoi ndeshjen e dytë brenda katër ditësh kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Këtë herë, skuadra e Ernesto Valverdes siguroi fitore me rezultat 1:0, në kuadër të La Ligës.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori kroat, Ivan Raktici, i cili e mposhti portierin Thibaut Courtois në minutën e 26-të të ndeshjes.

Real Madridi pati përsëri shumë raste të mira për të shënuar gol, megjithatë nuk i shfrytëzuan asnjërën nga këto raste, njëjtë si në ndeshjen e kaluar, kur pësuan disfatë më rezultat 5:0.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY