Prokuroria mbyll hetimet për Tahirin, ish-ministri njihet nesër me akuzat

Prokuroria mbyll hetimet për Tahirin, ish-ministri njihet nesër me akuzat

89
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për Saimir Tahirin, duke i dëgjuar kështu thirrjet e këtij të fundit për të mos i zgjatur më.

Sipas BW, kanë përfunduar hetimet lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’ dhe është dërguar sot për gjykim dosja penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish zyrtari i lartë është thirrur për t’u paraqitur nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare të Prokurorisë.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve ishte bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Por ish-ministrit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe kështu vendosi të ankimonte vendimin, duke i kërkuar kështu të mbylleshin hetimet sa më shpejt, sepse sipas tij nuk kishte anjë arsye pse hetimet duhet të zgjateshin.

”Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”,– ka deklaruar Tahiri disa javë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY