Ndalim përjetë nga shteti italian, ky është shqiptari që futi në telashe...

Ndalim përjetë nga shteti italian, ky është shqiptari që futi në telashe karabinierët

165
0
Shares

Një 44 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga karabinierët, pasi ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra dëbimi.

Andon Bejo u arrestua pas një kontrolli nga policia në një rrugë në Calati nën shoqërinë e një të dënuari.

Pas vëzhgimeve, doli se shqiptari me vendbanim në Greqi, ishte i dënuar për grabitje nga Gjykata e Catanias dhe dëbuar në vitin 2012 nga Italia me vendim të gjykatës së Ankonës. Atij i ishte vendosur ndalimi përjetë për të hyrë në territorin e shtetit fqinj.

Ai është dërguar në qelitë e paraburgimit në pritje të vendimit nga gjykata për procedurat e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY