Atentati në Lezhë, zbulohet objektivi i sulmit, flasin dy zyrtarët e Bashkisë

Atentati në Lezhë, zbulohet objektivi i sulmit, flasin dy zyrtarët e Bashkisë

378
0
Shares

Mund të kishte përfunduar keq dita e sotme, por fatmirësisht nga atentati në Lezhë nuk pati asnjë të lënduar.

Ndërkohë është zbuluar se objektivi i atentatit ka qenë për dy persona, zyrtarë në Bashki. Bëhet fjalë për Mirel Ndoka, punonj[s i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Panorama shkruan se në makinën tip “Ford Focus” e cila u qëllua sot në autostradën e Lezhës në drejtim të Tiranës, po udhëtonin të dy punonjësit e Bashkisë së Lezhës.

Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të paidentifikuar ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë. Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se e ka parakaluar makinën e atentatorëve për t’i shpëtuar sulmit.

Nuk dihet nëse qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërimi apo një vrasje e mbetur në tentativë.

Dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës kanë thënë se atentatorët e kanë qëlluar makinën në pjesën e gomave, ndërkohë që ata për t’i shpëtuar kanë devijuar rrugën dhe kanë hyrë në një pikë karburanti.

Policia që ka nisur sakaq hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY