Moti i keq dhe era e fortë, ARRSH paralajmëron shoferët

Moti i keq dhe era e fortë, ARRSH paralajmëron shoferët

66
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të keq me erëra të forta.

ARRSH njofton se ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale në aksin Thumanë-Milot.

Gjithashtu ARRSH i bën apel shoferëve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Si pasojë e erërave të forta në akset
-Milot-Lezhë-Shkodër,
-Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale.

-Gjithashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet rë lartë.

-Në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
-Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gadishmëri bashkë me Policinë Rrugore.
Njoftohen përdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY