Deputeti socialist e pranon: Protesta e opozitës ishte e mirë…

Deputeti socialist e pranon: Protesta e opozitës ishte e mirë…

86
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu e ka pranuar publikisht se  protesta e djeshme e opozitës së bashkuar, organizuar para godinës së Parlamentit ishte paqësore dhe e mirë, ndonëse ishin marrë masa të rrepta sigurie.

I ftuar në emisionin “360 gradë” i Artur Zhejit, Ndreu tha se opozita bëri një protestë, ndërsa nuk kurseu as kritikat për udhëheqësit e saj.

Kjo protestë ishte e mirë, por ishte më pak se të shtunën në numër, nesër do jetë edhe më pak. Formatet e këtyre protestave unë i njoh mirë se i kam kaluar me qindra për shkak të profesionit të mëparshëm. Kjo protestë do vijë duke ra sepse kauza për të cilën mblidhet ajo protestë për të rrëzuar qeverinë nuk ekziston.

Koka e opozitës është ai që ka qenë nga 2005-2013 dhe njerëzit nuk i kanë në memorie të gjitha bëmat e atyre që janë të llahtarshme në raport me disa problematika që kemi ne në disa segmente të qeverisjes. Nuk ka shenjë krahasimi dhe nuk mundet që kjo elitë as të bashkëpunojë e të na kushtëzojë ne në qeverisje”,  u shpreh deputeti socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY